Bota

Zëdhënësja e Trump largon policin me ngjyrë nga sfondi i presidentit (VIDEO)

28 Maj, 15:25| Përditesimi: 28 Maj, 15:36

  • Share

Me një lëvizje koke dhe një gjest të qartë, zëdhënësja e Donald Trump, Karole Leavitt, kërkoi dhe arriti që një agjent me ngjyrë të largohej nga sfondi i presidentit amerikan.

Në pamjet filmike, Leavitt, dukshëm e irrituar, i del pas shpinës presidentit ndërsa ky i fundit po flet para kamerave në Kapitol, pranë kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, dhe i tregon agjentin me ngjyrë dikujt jashtë optikës së kamerës.

Polici gjithashtu kthen kokën drejt personit me të cilin po flet Leavitt dhe më pas largohet nga inkuadrimi.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?