Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë

Zëdhënësja ruse Zakharova: Kurti dhe Zelensky janë nazistë

12 Janar 2023, 15:43| Përditesimi: 12 Janar 2023, 15:47

  • Share

Përmes një shkrimi në Telegram, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova i ka cilësuar kryeministrin e  Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky si nazistë.

Në shkrimin e saj, Zakharova kujton madje edhe Xhaferr Devën, të cilin e etiketon si bashkëpunëtor të fashistëve dhe nazistëve.

Ajo ka thënë se Kurti dhe Zelensky pretendojnë që nuk janë neonazistë, por sipas këndvështrimit të saj veprimet e tyre thonë të kundërtën.

“Në fund të fundit, Kurti, Zelensky dhe të tjerë që pëlqejnë të këndojnë lavdi Ukrainës, vetëm pretendojnë se kundërshtojnë të etiketohen si neo-nazistë. Unë mendoj se ata së shpejti do të thonë: Po, ne jemi nazistë, por çfarë mund të bëni për këtë”, ka shkruar MPJ e Rusisë.

 Reagimi i Zakharovas ka ardhur pas planeve të Ministrisë së Kulturës në Kosovë për ta rinovuar shtëpinë e dikurshme të Xhafer Devës, i cilësuar si njeri i afërt me përfaqësuesin e Adolf Hitlerit në Ballkan.

"Autoritetet aktuale në Kosovë, një territori separatist, vendosën të përjetësojnë kujtimin e Xhafer Devës në sfondin e një përshkallëzimi midis Prishtinës dhe Beogradit. Prishtina është e gatshme të shpenzojë 300 mijë euro për të restauruar një ndërtesë të vogël trekatëshe ku ky bashkëpunëtor nazist dhe kriminel lufte ka jetuar gjatë okupimit. Kjo po ndodh pavarësisht protestave të shprehura nga shoqatat hebraike, madje edhe nga ambasadori gjerman. Megjithatë, Prishtinës nuk mund t'i kushtohej vëmendje, dhe patronët e saj – Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe BE-ja, kanë heshtur. Nuk është se janë në siklet; ata në fakt janë shumë të lumtur. Në fund të fundit, të gjithë ata Kurti, Zelensky dhe të tjerë që pëlqejnë t’i këndojnë lavdi Ukrainës, vetëm pretendojnë se kundërshtojnë etiketimin si neonazistë. Unë mendoj se së shpejti do të thonë: Po, ne jemi nazistë, por çfarë mund të bëni nëse BE-ja na sponsorizon ndërsa Shtetet e Bashkuara na furnizojnë me armë?”, ka shkruar Zakharova.

Familjarët eXhafer Deva, kanë dorëzuar padi në Gjermani ndaj ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, në lidhje me mënyrën se si ambasadori kishte reaguar ndaj planeve të Ministrisë së Kulturës për ta rinovuar shtëpinë e dikurshme të Devës.

“Shumë i shqetësuar për planet e restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës, ish-ministrit të Brendshëm të Shqipërisë një bashkëpunëtor/protagonist i njohur nazist i SS famëkeq Skënderbeg Div. Asnjë zbardhje e historisë! Mos e shtrembëroni të vërtetën në lidhje me Holokaustin ose krimet e luftës të kryera nga nazistët dhe bashkëpunëtorët vendas. Mbro Faktet”, ka shkruar Rohde në llogarinë e tij në Twitter.

Ndërkohë, ka reaguar ashpër edhe nipi i Devës, Valdeti, në Facebook ka shkruar se të mërkurën do të dorëzohet padia ndaj Rohdes në Gjykatë në Berlin.

 

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?