Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se Zelensky është një ‘lypës’ në SHBA, për arsye se ka shkuar atje për të kërkuar para dhe armë.
"Në të ardhmen e afërt pritet një turne tjetër i Zelensky. Tani ai është nisur për në Shtetet e Bashkuara. Mediat raportojnë se takimi i tij me Biden është planifikuar dhe priten takime të tjera në Kongres. Është e qartë se një ‘lypës’ në çdo kuptim të fjalës, do t'u kërkojë edhe një herë zotërinjve të tij amerikanë para dhe armë", tha Zakharova.
Zelensky mbërriti në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe për t'u takuar me lidershipin e SHBA-së dhe vendeve të tjera.
Lajmi kryesor:
Lufta/Zelensky në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara: Rusia kërcënon botën me armë bërthamore
S.S/ReportTv.al