Zef Brozi

Zef Brozi: Mbështetje Ukrainës, edhe Ballkani të ndëshkojë 'mini putinët' e tij

7 Mars 2022, 17:27| Përditesimi: 7 Mars 2022, 22:09

  • Share

Zef Brozi, ish-Kryetar i Gjykatës së Kasacionit në Shqipëri në fillim të viteve ’90, teksa ka komentuar agresionin rus në Ukrainë dhe dënimin që e gjithë bota po i bën Putinit, në një prononcim për Shqiptarja.com bën thirrje që Ballkani të ndëshkojë sa nuk është vonë disa 'mini Putinë' të tij.

Teksa e quan Putinin Hitler të shekullit të 21, Brozi thotë se Presidenti rus duhet ndëshkuar e stopuar nga e gjithë bota që e do paqen.

"Flamujt e ShBA, Ukrainës dhe të Uashington, DC në Pennsylvania Avenue shprehin mbështetjen dhe admirimin për qëndresën heroike të popullit dhe presidentit të Ukrainës - Zelenskyy, në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë, jo vetëm të vendit të tyre.

Putini, ky Hitler i shekullit të 21, duhet ndëshkuar e stopuar nga e gjithë bota që don paqe, liri e demokraci. Të gjithë ne mund e duhet ta ndihmojmë Ukrainën me aq sa mundemi.

Rusia duhet larguar edhe nga Këshilli i Sigurimit, i cili ka nevojë urgjente të reformohet dhe të heqë edhe të drejtën e vetos. Faleminderit Ukrainë që po ndryshon edhe Evropën që në këto 30 vite ka qenë jo rrallë naive ndaj diktatorëve. Ballkani duhet të ndëshkojë sa nuk është vonë disa mini Putinë të tij", është shprehur Zef Brozi.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ethem Lalaj: 08/03/2022 08:42

    Sali=Putin..për këtë e ka fjalën Z.Brozi..për Sb që shkriu PD dhe po mban peng Shqipërinë..!

    Përgjigju
  • Besi: 08/03/2022 04:34

    Njeri e ka emrin Vucic dhe tjetri Rama. Per keto e ka fjalen besoj zoteria.

    Përgjigju
  • Arbërori: 07/03/2022 18:43

    Mini Putini shqipfolës quhet EK Rama…!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?