Më 11 Maj shqiptarët brenda e jashtë vendit duhet të votojnë të lirë e të qetë dhe duke respektuar Kodin Zgjedhor.
Mbështes fuqimisht SPAK, BKH dhe Prokurorinë e Policinë në rolin që po luajnë për parandalimin dhe hetimin e krimeve zgjedhore.
Më 11 Maj shqiptarët duhet të zgjedhin që të shpejtojnë pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Më 11 Maj votuesit duhet të votojnë për mbështetjen dhe forcimin e SPAK dhe të Reformës në Drejtësi.
Më 11 Maj votuesit duhet të votojnë për përmirësimin e vazhdueshëm të jetës së tyre.
Më 11 Maj duhet të marrin ndëshkimin e madh popullor me votë ata individë e parti politike që janë kundër SPAK e Reformës në Drejtësi.
Më 11 Maj votuesit duhet të ndëshkojnë me votë ata politikanë e parti politike që financohen e lobojnë me para korrupsioni, financime ruse apo dhe të forcave të tjera antiperëndimore e antishqiptare. /Zef Brozi, Uashington, DC, 7 Maj 2025/
Komente
