Një sqarim për Sali Berishën
Sali,
Mësova se dje në mbrëmje në Top Channel më kishe përmendur duke dëshmuar edhe njëherë djallëzitë tuaja që deformojnë edhe të vërtetat, por provojnë edhe injorancën tënde për ligjet.
The se unë paskam anulluar vendimet e gjykatave. Jo Sali, asnjë vendim gjyqësor nuk kam anulluar.
Por unë nuk kam kohë për të humbur me ty për të shpjeguar se pezullim i nje vendim gjyqësor sipas procedurës ligjore të asaj kohe që cështja të shikohej nëse ka vend të gjykohej nga gjithë trupa e Gjykatës së Kasacionit ka qenë kompetencë dhe praktikë
e kryetarëve të Gjykatës së Lartë dhe Prokurorit të Përgjithshëm.
Sali, pezullimi nuk ishte anullim.
Por ti Sali dhe e Vërteta nuk keni asnjë pikë takimi të përbashkët.
Sali, për 35 vite i more Shqipërisë gjithcka.
Uroj që Nesër me 11 Maj votuesit të zgjedhin Shqipërinë për në Bashkimin Europian dhe jo nongratën që përbetohet se do të shkrijë SPAK e shpërbëjë Drejtësinë.
Uroj që nesër votuesit të ndëshkojnë me votë ty Sali shkatërrimtari që përgjake e shkrumbove Shqipërinë, ty që po mashtron shqiptarët dhe u paguan miliarda lekë disa ndërkombëtarëve që t’i besojnë Mashtrimet e të Pavërtetat që ju ofron.
I bël apel përsëri SPAK dhe gjykatave: Mos u bëni edhe më tej gardianë të krimeve makabre të Saliut duke mos hetuar apo zvarritur hetimet e gjykimet e dosjeve të tij.
Zef Brozi
Uashington, DC. 10 Maj 2025
Komente

Te lumte zoteri Zef Brozi, ke thene te verteten per personin qe ka vetem ligesi ne shpirt, dhe qe nuk ke cfare te presesh prej ti, pervec shkaterrimit dhe perdhosjes se Shqiperise e shqiptareve.
PërgjigjuOK,Z.BROZI.Shyqyr që shpëtove nga PËRBINSHI I fatkeqsive Nr.1 në 35 vite,I cili po mban PENG PD,Opozitën dhe Shqipërinë.Fatkeqsia Nr.2 është DREJTSIA e kapur prej tij 1992,e cila nuk bëhet më,Pasi BAJGA E DERRIT NUK MUND TË BËHET PETULLA.Farkesia Nr.3 janë MILITANTËT berishist të kamur prej tij në Pushtet të pakufizuar.! Fatkeqsia Nr.4 janë 99 % të medjeve të kapura prej tij në 2005. Ndaj qeverisja e Sb në vite është konsideruar nga Nd/Kombëtarët ". ..QEVERISJE GANGËSTERE.."!
PërgjigjuPershendes qendrimin konseguent ,te vazhdueshem dhe patriot te Zef Brozit,i cili u ndesh qysh heret me qendrimin prej satrapi e bajraktari te Sali shkaterrimtarit e djegesit te ketij vendi,qe prej 35 vjetesh po i ben gjemen ketij vendi.Respekt per gjyqtarin Zef Brozi.Eshte koha qe segmente te caktuara te drejtesise,te Spakut e gjykatave te mbledhin mendjen e te mbarojne pune me kete leshterik kriminal vicidolas!
Përgjigju