Zef Brozi, ish-Kryetar i Gjykatës së Kasacionit në Shqipëri në fillim të viteve ’90, një nga drejtuesit e parë të Dretësisë shqiptare post- diktaturë, i përndjekur nga Sali Berisha dhe njerëzit e afërm të tij, sot flet me optimizëm për atë që po ndodh brenda Partisë Demokratike, duke inkurajuar distancimin përfundimtar nga berishizmi.
Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tashmë nëpunës i qeverisë federale të SHBA prej shumë vitesh, i pyetur ekskluzivisht nga redaksia e Shqiptarja.com shprehet qartë dhe i vendosur se kjo është rruga më e mirë për shqiptarët të ndahen nga “terrorizmi shumëformësh berishian”.
Me lirinë dhe sigurinë që një vend mik si SHBA, i ka ofruar pas largimit nga Shqipëria nën sundimin e intrigave të një politikani të egër për çdo njeri me dinjitet dhe që e mendon ndryshe siç ishte dhe mbtetet Sali Berisha, Zef Brozi është impenjuar në gjithë këto vite publikisht për t’i treguar shqiptarëve anën më të errët të një lideri politik që për fat të keq përpiqet ende të manipulojë bashkëatdhetarë njësoj siç bënte në kohën e piramidave, dhunës dhe korrupsionit të tij të pamatë.
Ja prononcimi i plotë i Zef Brozit për Shqiptarja.com:
“Këtë që po ndodh në PD unë e shoh edhe si pozitive sepse:
1) PD dhe shqiptarët kanë mundësinë të ndahen më në fund nga Berishizmi, nga Saliu dhe terrorizmi shumëformësh berishian.
2) Berishistët me Berishën në krye po dalin hapur si lëvizje Anti-Amerikane, Anti-Perëndimore, të gatshëm mbase edhe për dhunë, shkatërrim e terrorizëm. Prandaj dhe institucionet Perëndimore e kanë edhe më të lehtë ta ndëshkojnë atë.
3) Partia Demokratike, kryetari i saj Basha dhe demokratët e ndershëm sot kanë mbështetjen e fuqishme të Amerikës.
4) Kryetari i PD Basha tani duhet të dëshmojë lidershipin e tij të pa uzurpuar nga Berisha.
5) SPAK , BKH dhe institucionet e tjera të zbatimit të ligjit nuk duhet dhe as mund të lejohen të jenë gardianë të krimeve dhe korrupsionit të Berishës dhe kujtdo pushtetari e ish pushtetari të lartë. Provat e mjaftueshme i keni aty, në Shqipëri.
U bej apel demokratëve të ndershëm në Shqipëri dhe emigracion të mos bëhen pjesë e Lëvizjes Anti-Amerikane e Anti-Perëndimore të ish komunistit që e gjakosi e dogji Shqipërinë disaherë.
Partia Demokratike duhet të bëhet një forcë politike konkuruese fituese, e aftë për të luftuar korrupsionin e mazhorancës dhe atë brenda vetes.
Ne shqiptarët jemi me fat që Amerika mbetet mbrojtësja dhe mbështetësja e fuqishme e Shqipërise dhe Kosovës. Kushdo që mohon, përbalt a cënon këtë realitet, vepron në dëm të interesave të sigurisë e demokracisë së vendit tonë, të Kosovës dhe të kombit shqiptar”.
Zef Brozi
14 Dhjetor 2021
Shqipetaret sot po ndahen mes pro Amerikane dhe kundra Amerikan ose qytetareve ndaj shpellareve....
PërgjigjuPse o Zef, e thua kete shprehjen "anti amerikane" si me qene Gadafi njerzia. Po ca beni keshtu jeni bere me keq se ata qe shani. Mos flisni kunder Amerikes thote. Po edhe nese FLASIM cfare? Saliu duhet futur ne burg sepse nen drejtimin amerikan shkaterroi cdo liri ne zgjedhje dhe qeverisje. Cdo enderr te njerzve per meritokraci. Dhe te beri ty kaush kryetar gjykate pa punuar nje dite si gjykates. E pranoni me zell menyren e korruptuar kur perfitoni por kur u kerkohet favor u duket korrupsion. Cfare fytyrash.
Përgjigju