Zef Deda puth godinën e teatrit Migjeni: Kam punu me shpirt (VIDEO)

23 Maj 2020, 18:28| Përditesimi: 23 Maj 2020, 19:28

  • Share

Aktori Zef deda ka marrë fjalën në podiumin e vendosur nga tubimi paqësor i organizuar ditën e sotme në Shkodër. Ai është shprehur se e majta ka luajtur në mënyrën më vandale e më tradhtare me njerëzit dhe fatin e teatrit. Deda u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të mblidhen dhe ta çojnë në këmbë teatrin. Zef Deda ka puthur godinën e teatrit Migjeni për t'u treguar të gjithë se kultura dhe arti nuk preket pasi janë shpirti i kombit.

"Motra dhe vëllezër shkodranë, artistë, nuk ka forcë në botë që mund ta luajnë themelin e saj, ata luajtën në mënyrën më vandale, më tradhtare sepse po të ishim ne, ju artistë shkodranë që bëmë revolucionin  në fillim, po të ishte trimi i fortë prej Gjirokastër, po të ishte vlonjati, korçari aty gjithë natën, nuk guxojnë nën syzet e diellit natën të një oficeri ushtrie i zgjedhur aty apostafat për të mbrojtur të majtën, komunista, paedukatë, ajo mafie me të gjitha në strukturën  e saj më e tmerrshme e shkatërroi. E gjithë rinia jonë do të ikë nga këtu. Le ta çojmë në këmbë teatrin ta ruajmë pasi bëri histori për 70 vite.  437 vjeçe është salla e teatrit të Shekspirit, siç ka qenë para atyre viteve sepse e mbajnë në këmbë. Edhe teatri në Vjenë ku ka luajtur i madhi Aleksandër Moisiu, e ,mbajnë në këmbë i rikonstruktojnë. Pse s'u mbaka në këmbë një sallë që  ka gjithë gjakun e njerëzve që kanë punuar aty, mafia moniste do të përfitojë pistë. Çohu popull në këmbë se ta morën teatrin, ta thyen kulturën, ta thyen kulturën. Ju do Zefi fort kam punu me shpirt. Aleanca për Teatrin të mbështetet, populli të vendosi demokracinë. Me Monizmin pluralist duam të shkojmë në Europë, por s'shkojmë dot. A jemi gjallë, a jemi në këmbë apo të shkojmë të pimë nga një gotë raki e të themi hajt mo ca më duhet kjo punë. Artistat janë fryma, shpirti jeta e një populli, rroftë arti!", tha Zef Deda.


Lajmi kryesor:

Aleanca për Teatrin zhvendoset në Shkodër për peticionin! Qytetarët pa maska e distancë fizike! Vëllezërit Budina: Do ringremë simbolin e lirisë


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?