Zef Mazi për Report Tv: Shqipëria ‘peng’ i integrimit, gabim strategjik i BE! 6 muaj ‘pritje’ për të kërkuar ndarjen nga Maqedonia e Veriut

4 Janar 2022, 14:01| Përditesimi: 4 Janar 2022, 14:29

  • Share

6 muaj kohë mbeten për të parë nëse do të mbahet apo jo konferenca e parë ndërqeveritare për integrimin e vendit në BE dhe për të vendosur nëse Shqipëria do t’i vijojë e vetme përpjekjet drejt kësaj rruge. Për Report Tv, kryenegociatori i Shqipërisë Zef Mazi, e cilësoi gabim të madh strategjik të BE-së, “pengmarrjen” e Shqipërisë, ndërsa thotë se zgjidhja e ngërçit mes Sofjes dhe Shkupit mund të kërkojë kohë.

“Kjo përpjekje, deri sa të zgjidhet ngërçi që mund të kërkojë kohë të gjatë, nuk duhet të pengojë ecjen përpara të integrimit të Shqipërisë. Integrimi duhet të vijojë. është gabim i madh strategjik i BE -së nëse procesi do ndalej. Ky është një hap krejtësisht legjitim, kërkesë krejtësisht e justifikueshme juridikisht dhe politikisht”, tha Mazi.

Kërkesën për ndarje nga Maqedonia e Veriut, kryeministri Edi Rama e paralajmëroi në konferencën e fundvitit duke garantuar se do të merret mendimi i qytetarëve nëpërmjet nismës për këshillim kombëtar.

Duke komentuar deklaratën e ambasadores franceze në vendin tonë se Shqipëria nuk duhet të ndahet nga Maqedonia e Veriut në këtë proces, Mazi shpreh rezervat e tij.

“Nuk kuptoj se mbi çfarë baze juridike, legjislative, direktive të BE-së, apo tjetër, mbështetet qëndrimi “ndarja/mos-ndarja " e vendeve si Shqipëria e Maqedonia e Veriut”, tha ai.

Një ditë më parë Sofja zyrtare u sugjeroi Shteteve të Bashkuara të Amerikës të hiqnin vizat për shtetasit bullgarë nëse dëshironin zgjidhjen e ngërçit me Maqedoninë e Veriut. Ndërsa vetë ministri i Jashtëm i Maqedonisë Bujar Osmani, ka deklaruar se është e drejta e Shqipërisë që të kërkojë ndarjen.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gim: 04/01/2022 21:43

    O zef je kot me kot, je i pa zoti si kryenegociator. Edhe CR7 qe eshte maja e futbollit, kur shkoi te juventusi doli kot me kot. Ska rendesi zotezia por rezultati dhe ti je nje zero me xhufke. Ik shpirru qe aty dhe hap krahun se na jeni bo si skenderbeu ne qender te tiranes

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 04/01/2022 19:00

    Zotni Zef Mazi,megjithe respektin e vlersimin per figuren tuaj,ketu ska asnje asnje "peng" integrimi dhe asnje gabim strategjik nga BE. Populli po e kupton se SHQIPERIA KA QENE E ESHTE PENG I KRIMIT DHE KORRUPSIONIT GERRYES NE PRESIDENCE,KRYEMINISTRI DHE NE KUVENDIN E SHQIPERISE. NE TE TRIA KETO INSTITUCIONE TE SHTETIT SHQIPTAR ESHTE INSTALUAR KRIMI,KORRUPSIONI DHE PADREJTESIA. NESE NUK FILLON GODITJA LIGJORE NE KETO TRI INSTITUCIONE NUK KA PER TE PATUR FILLIM NEGOCIATASH. Gjithshka tjeter,çdo justifikim eshte i kote. BE-ja ka pervojen e korrupsionit rumuno-bullgar,apo ate hungarez dhe afermendsh nuk do tja shtoje peshen vetes.

    Përgjigju
    • SABRIGODO: 04/01/2022 21:24

      O arbeniRilindjes,e nxorre koken nga bushtra e korrupsionit madhor shqiptar,nga shalet e pasme te bablokut? Bravo beno, jepi dhe mbro korrupsionin shteteror se ne fund te fundit per te mbrojtur ate shpelle krimi paguhesh.

    • Shaqo: 04/01/2022 20:46

      Ku ka uk momli. Vetem ndonje kunadhe e langua rrugesh.

    • Arben: 04/01/2022 20:30

      Doli ky momli nga shpella

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?