Dosja K/ Zef Sokol Vladaj është nipi i bajraktarit të Shalës Kolë Ndue Prela (Vladaj).
Ai është rritur me histori trimërie e patriotizmi, rrëfime rreth burrave që shqiuar që në 11 breza i kanë pri Shalës si bajraktarë. Kur gjyshi i tij bajraktari i Shalës Kolë Ndue Prela u nda nga jeta pas 15 viteve burg në regjimin komunist Zefi ishte 13 vjeç. E njohu pak gjyshin e tij e pothuajse fare të atin, i cili ishte pushkatuar kur ishte ushtar në Elbasan në rrethana misterioze.
Zefi atëkohë nuk i kishte mbushur ende 1 vjeç. Që prej asaj kohë e deri në fund të regjimit jeta e tij do të kalonte nëpër sfida e përballje të vështira. Presioni dhe persekutimi ndaj tij ishin aq te renda sa Zefi thotë se jeta e detyroi që nga fjalori i shqipes të heqë përgjithmonë fjalën jo. Ishte e vetmja mënyrë për të mbijetuar. Ishte i sigurt se kundërshtimi do e çonte pas hekurave, siç ndodhi me shumicën e pjestarëve të familjes së tij…
Ndiqni historinë e plotë në Dosja K në Report Tv.