Politikë

Zegjine Çaushi 'thumbon' Bardhin në Fier: As komisionerë s’ke gjetur, edhe Luani do të shpëtojë nga ty! Të ka bërë keq deti socialist

8 Maj, 17:43| Përditesimi: 8 Maj, 17:53

  • Share

Kandidatja Zegjine Çaushi vijon ironitë sërish me një postim thumbues ndaj drejtuesit politik të PD-së në Fier, Gazment Bardhi.

Në një video-mesazh ironik, Çaushi nuk ia ka kursyer batutat Bardhit, duke lënë të kuptohet se situata në kampin blu është larg entuziazmit elektoral.

“Të ka bërë shumë keq ai deti socialist dje në mbrëmje në shesh të Fierit, ëëë Gazooo . Hall të madh ke, se as komisioner për qendrat e votimit nuk ke gjetur . Edhe 3 ditë kanë mbetur Gazooo. Edhe Luani do të shpëtoj nga ty,” -shkruan Çaushi.

H.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?