Politikë

Zegjineja ironizon Bardhin dhe Berishën për mitingun e PD: Gazo, e kishe mbyt Fierin me 300 vetë, hodhe edhe tym o lumadh që baba-bufi të mos shohë braktisjen! (VIDEO)

3 Maj, 21:55| Përditesimi: 3 Maj, 22:43

  • Share

Partia Demokratike dhe Sali Berisha vijuan sot turin elektoral, me miting përmbyllës edhe në qarkun e Fierit. Por ajo që ra në sy ishte edhe sheshi me pak mbështetës.

Madje këtë detaj e ka pikasur edhe Zegjineja e PS-së, kandidate për të majtët në qarkun e Fierit. 

Gjatë fjalës Berisha bëri gafa të tjera, ku ngatërroi statusin e minatorit me atë të naftëtarit. Më tej Berisha tha se pensionin minimal do t’a vendoste 100 euro, në vend se të thoshte 200 euro, ndërsa në një takim tjetër tha se popullsia ka rënë nga 50 mijë në 60 mijë.

Por në mitingun elektoral të Fierit ra në sy pjesëmarrja e ulët. Takimi elektoral është ironizuar nga kandidatja e PS, Zegjine Çaushi, e njohur tashmë për videot në rrjetet sociale. 

Çaushi tha se Gaz Bardhi, drejtuesi i fushatës në Fier, hodhi tymuese me qëllim që Berisha të mos shohë braktisjen nga qytetarët.

Video-mesazhi i Zegjine Çaushit në rrjetin social:

“Gazo, e kishe mbyt sheshin e Fierit sot, 300-400 vetë! Lumë i madh! Bravo, hodhe edhe tym o lumadh! Që mos të shihte baba-bufi që s’të vijnë njerëzit! O Gazo, o ylli i mëngjesit, për Saliun e di unë që s’të do njeri! Ndaj të solli në Fier, është i tmerrshëm baba-bufi! E pe se ç’bëri sot? Nxori një nga përshëndetjet e mia për ty! Kot gjasme! Më krahasonte me një që s’e njeh as komshia! Pse e nxori thua ti? Se do që të më promovojë sa më shumë! Të më shohin edhe ata demokratët që s’më kanë parë. Madje të dëgjonin ato pjesët me spec për ty! Të tha motra ty, që ai shikon postimet e mia dhe kënaqet. Ai ta ka vënë emrin Gazi i Zegjinesë mo! Ehh ç’të bësh! Të kishe shkuar në Kavajë! Të vështirë shumë këta të qarkut të Fierit mo Gazo! Janë të fiksuar me Edi Ramën këta Gazo! Paçim Gazo, të përshëndes nga Toskana e Shqipërisë Gazo!”. 

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?