Zeka: Të bazohej Haga në dëshmitë e Serbisë, të akuzuarit do dënoheshin me 200 vite burg! E rëndësishme, zbardhja e vrasjeve politike (VIDEO)

6 Nëntor 2020, 23:03| Përditesimi: 7 Nëntor 2020, 10:16

  • Share

Çështja e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë ishte temë e debatit në emisionin Pa Protokoll mbrëmjen e sotme. Për gazetarin Milaim Zeka, nuk duhet të merren për bazë vetëm akuzat e prokurorëve dhe dëshmitë e Serbisë, pasi në të kundërt, të gjithë të akuzuarit do të dënoheshim me 200 vite burg.

Ai deklaroi se prioritet nga Gjykata Speciale duhet të jenë zbardhjet e vrasjeve politike gjatë periudhës së luftës së Kosovës.

"Në kohën kur Bumçi ka qenë diplomat i ka kushtuar vëmendje çështjes së Kosovës. Jo vetëm ai, por çdo ministër i jashtëm i Shqipërisë. Po kthehem pak në kohë ku regjimi komunist në Shqipëri ishte regjimi më i egër në kontinentin europian. Një parti komuniste i zhduki shqiptarëve pronën private por ka qenë i pari njeri që na ka mbështetur neve. Shqipëria gjithmonë e ka mbështetur përmes Ministrisë së Jashtme. Faturën kryesore për formimin e pavarësisë së Kosovës e ka paguar ShBA dhe BE. Çlirimi i Kosovës nuk na erdhi siç u erdhi Kroatëve. Ne e nisëm luftën por lirinë Kosovës ja vuri NATO. Qeveria shqiptare e ka pasur obligim të sqarojë çështjen e shtëpisë së verdhë. Të bazohet tribunali i Hagës në akuzat e prokurorëve dhe të dëshmive që i ka ofruar Serbia kundër Ramush Haradinajt ose kundër të tjerëve, këta njerëz ishin me 200 vjet burg. Unë pres që Gjykata e Hagës të zbardhë vrasjet politike. Ne duhet të dimë kush e ka vrarë Xhemal Mustafën, këshilltar i Ibrahim Rrugovës dhe shumë të tjerë. Të gjitha këto vrasje duhen zbardhur. Unë kam qenë objekt i akuzave të gjykatës speciale por nuk jam trembur pasi nuk kam bërë gjë. Të garantoj që t'i burgosësh të gjithë liderët politikë në Shqipëri dhe Kosovë më keq do bëhet. Sa i përket politikës, ndihem rehat. Më dhimbsen njerëzit që kanë qenë sebeb i lirisë së Kosovës që janë luftëtarët e UÇK-së. Për të tjerat le të flasë gjykata" - tha Zeka.


Lajmi kryesor:

Arrestimi i ish-drejtuesve të UÇK-së, Bumçi: Gjykimi në grup, e rëndë! Çështjet e Kosovës nuk mund t'i atribuohen Shqipërisë (VIDEO)


E.M.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?