Bota

Zelanda e Re, rikuperohen kufomat e viktimave të vullkanit, Policia: Numri i të vdekurve mund të rritet

14 Dhjetor 2019, 10:03| Përditesimi: 14 Dhjetor 2019, 10:08

  • Share

Ekipet e shpëtimit në Zelandën e Re kanë arritur të rikuperojnë kufomat e gjashtë prej viktimave të goditura nga shpërthimi i vullkanit Whakaari, në ishullin e Bardhë. Edhe trupat e dy të zhdukurve të fundit u identifikuan, por - duke pasur parasysh vendndodhjen e tyre - rekuperimi i tyre do të ishte shumë i rrezikshëm.

Ditët e fundit, në fakt, Vullkani ka filluar të lëshojë gazra shumë toksikë, duke shkaktuar gjithashtu një aktivitet intensiv sizmik në ishull. Për më tepër, sipas ekspertëve të mbrojtjes civile, rreziku i një shpërthimi të ri, për momentin, është ende mjaft i lartë.

Në një ‘cicërimë’ në Twitter, policia e Zelandës së Re tha se disa kufoma ndodhen ende në det dhe zhytësit po përpiqen t’i rikuperojnë.

Ndërkohë, numri i viktimave mund të rritet pasi më shumë se njëzet njerëz ndodhen në spitalet në Zelandën e Re dhe Australi, shumica me djegie të rënda.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?