Bota

Zelandë e Re/ Qeveria ndryshon ligjin e armëve pas sulmeve në xhami

18 Mars 2019, 10:05| Përditesimi: 18 Mars 2019, 10:10

  • Share

Kabineti qeveritar në Zelandën e Re mbështeti në parim ndryshimet në ligjin e armëve deklaroi menjëherë pas masakrës në dy xhami të Christchurchit.

Kryeministrja Jacinda Ardern shpjegoi se detajet mbi reformën do të bëhen publike deri më 25 mars.

“Kjo do të thotë se, 10 ditë pas këtij akti të tmerrshëm terrorist, neve do të na duhet të njoftojmë reformat, që besoj se do ta bëjnë më të sigurtë komunitetin tonë. Kemi marrë një vendim si kabinet. Mbi këtë jemi të gjithë të bashkuar”, tha Ardern.

Adern pohoi gjithashtu se hetimi i nisur mbi ngjarjen e rëndë do të shikojë të gjitha shkaqet që çuan drejt saj.

Policia thotë se Brenton Tarrant, 28-vjeçari që kreu masakrën pak ditë më parë, ka përdorur armë të tipit ushtarak për sulmin, të cilat për më tepër ishin modifikuar përpara ngjarjes me qëllimin që të bëheshin sa më vdekjeprurëse. Ai kishte licencë për armëmbajtje dhe këtë e ka marrë nëntorin e vitit 2017, ndërsa zotëronte 5 armë.

Policia në Zelandën e Re ka kërkuar ndalimin e armëve gjysmëautomatike. Ka pasur disa përpjekje të mëparshme për ashpërsimin e ligjit të armëve në vend, por ato kanë dështuar për shkak të lobit të fuqishëm të armëve, si dhe kulturës mjaft të përhapur të gjuetisë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?