Olena Zelenska

Zelenska i bën thirrje UNESCO-s të zgjerojë misionin në Ukrainë

9 Nëntor 2023, 10:21| Përditesimi: 9 Nëntor 2023, 10:22

  • Share

Zonja e Parë e Ukrainës Olena Zelenska i ka bërë thirrje UNESCO-s që të zgjerojë praninë e organizatës në vend. Kështu thuhet në fjalimin e Zelenskës në sesionin e 42-të të Asamblesë së Përgjithshme të UNESCO-s që filloi të martën.

Sipas saj, shkalla e krimeve të kryera nga Rusia është tepër e madhe dhe do të duhen dekada për të rindërtuar atë që është shkatërruar. Por në ditët e sotme është e rëndësishme të dokumentohet gjithçka që ka ndodhur. 

Ukraina ka nevojë për dëshmitarë autoritativë, theksoi Zelenska, me garanci sigurie për ta, sepse edhe tani, dëshmimi për terrorin mund të jetë i rrezikshëm, raporton agjencia e lajmeve ukrainase Ukrinform.

"Ajo që po kalon Ukraina nuk duhet të jetë vetëm problem i Ukrainës. Ky është një version demo i asaj që barbaria moderne mund të bëjë nëse nuk ndëshkohet. Ky është një sulm jo vetëm ndaj nesh, por ndaj gjithçkaje të vlefshme për një person normal. është një sulm ndaj vetë qytetërimit.Ai që UNESCO e mbron me aq përkushtim.Vetëm se sot po qëndrojmë mes barbarisë dhe qytetërimit. Dhe po mundohemi ta mbrojmë jetën nga shkatërrimi, nga zhdukja. Që askush tjetër të mos humbasë as historinë dhe as jetën”, tha Zelenska.

Ajo theksoi se Ukraina është shumë mirënjohëse për zyrën e UNESCO-s në Kiev për sigurimin e mbrojtjes së zgjeruar të 20 vendeve të trashëgimisë kulturore të Ukrainës dhe për të gjithë mbështetjen thelbësore.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?