Presidenti ukrainas Volodomyr Zelenskyy

Lufta/ Ukraina në errësirë! Kina: Asnjëherë nuk i kemi dhënë armë Moskës apo Kievit! Zelensky: Rreth 20 mijë fëmijë ukrainas u rrëmbyen nga Rusia

2 Qershor, 09:20| Përditesimi: 2 Qershor, 17:06

  • Share

Ukraina ndodhet në errësirë totale pas shkëputjes së energjisë elektrike, veçanërisht në rajonin e kryeqytetit, pas bombardimeve ruse me raketa dhe dronëve kamikazë.

Kina nuk ka furnizuar kurrë me armë as Rusinë dhe as Ukrainën që nga fillimi i konfliktit dhe kontrollon rreptësisht eksportet.

Kjo deklaratë u mbështet nga kreu i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës Popullore të Kinës, Dong Jun, në forumin ndërkombëtar të sigurisë "Shangri-La Dialogue" i cili po zhvillohet në Singapor, transmeton agjencia e lajmeve ruse Tass.

Rreth 20,000 fëmijë ukrainas janë rrëmbyer nga territoret e pushtuara të vendit dhe janë dërguar në Rusi, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në Dialogun Shangri-La në Singapor.

Presidenti ukrainas Volodomyr Zelenskiy, tha se 106 vende dhe organizata deri më tani kanë rënë dakord të marrin pjesë në një samit që do të mbahet në Zvicër me qëllim rivendosjen e paqes në kombin e tij të shkatërruar nga lufta.

Më 22 maj, edhe Shqipëria konfirmoi pjesëmarrëse më samitin e Paqes që pritet të mbahet në datat 15 - 16 qershor në Zvicër në qytezën Bürgenstock në kantonin Nidëalden të Zvicrës.

Ndërkohë, Rusia vijon sulmet ndaj Ukrainës, ku 24 dronë rusë të nisur gjatë natës u shkatërruan nga mbrojtja ajrore ukrainase.

 “Sistemet ukrainase të mbrojtjes ajrore shkatërruan 24 nga 25 dronët e lëshuar nga Rusia gjatë natës. Rusia lëshoi ​​gjithashtu një raketë lundrimi Iskander-K drejt rajonit Kharkiv të Ukrainës dhe një raketë kundërajrore", raportuan Forcat  Ajrore të Ukrainës në Telegram.

Ora 14:03
Errësirë ​​në të gjithë Ukrainën pas sulmeve ruse

Foto: Errësirë totale në Ukrainë

Ndërprerjet emergjente të energjisë elektrike janë duke u zhvilluar në të gjithë Ukrainën. Kjo veçanërisht në rajonin e kryeqytetit, për shkak të situatës së vështirë të sistemit energjetik pas bombardimeve ruse me raketa dhe dronëve kamikazë. Lajmi është bërë i ditur nga kompanitë e furnizimit me energji elektrike, të citon Rbc-Ukraine.

Ora 13:46
Zelensky: Rreth 20 mijë fëmijë ukrainas u rrëmbyen dhe u morën në Rusi nga territoret e pushtuara

Rreth 20,000 fëmijë ukrainas janë rrëmbyer nga territoret e pushtuara të vendit dhe janë dërguar në Rusi, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në Dialogun Shangri-La në Singapor.

“Së bashku ne i kthejmë fëmijët ukrainas të deportuar në Rusi nga territoret e okupuara të vendit tonë, dëgjohet të thotë Zelensky, në një video të publikuar në X.

Ne e dimë me siguri se rreth 20,000 fëmijë ukrainas janë rrëmbyer nga Putin. Janë rrëmbyer dhe dërguar në Rusi. Ne i dimë emrat e tyre."

Ora 13:34
Sistemi rus i mbrojtjes ajrore rrëzon disa objektiva ajrore mbi Belgorod

Sistemi rus i mbrojtjes ajrore ka rrëzuar disa objektiva mbi Belgorod dhe rajonin rreth këtij qyteti. Lajmin e bëri të ditur guvernatori Vyacheslav Gladkov në Telegram.

"Sistemi ynë i mbrojtjes ajrore funksionoi mbi Belgorod, ku disa objektiva ajrore u rrëzuan. Sipas informacioneve paraprake, nuk ka të lënduar apo të vdekur", tha ai.

Ndërkohë, sulme janë raportuar dhe gjatë natës në Ukrainë, ndërsa forcat ushtarake ruse nuk kanë ndalur agresionin e tyre.

Ora 11:35
Zelensky: Kina po ndihmon Rusinë të sabotojë samitin e paqes në Zvicër

1716737901_volodymyrzelensky.jpg

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka akuzuar Kinën se po ndihmon Rusinë të prishë samitin e paqes në Zvicër i cili do të mbahet në datat 15-16 qershor.

“Rusia, duke përdorur ndikimin kinez në rajon, duke përfshirë diplomatët kinezë, po bën gjithçka për të sabotuar samitin e paqes”, tha Zelensky në një konferencë shtypi pas fjalimit të tij në Dialogun Shangri-La në Singapor.

Zelensky pretendon se Ukraina ka prova se Pekini po ndihmon përpjekjet luftarake të Rusisë, pavarësisht se presidenti Xi Jinping i premtoi atij një vit më parë se Pekini nuk do të përfshihej.

Ora 09:51
Kina: Asnjëherë nuk i kemi dhënë armë Rusisë apo Ukrainës që nga fillimi i konfliktit

1716996042_luftaneukraine.JPG

Kina nuk ka furnizuar kurrë me armë as Rusinë dhe as Ukrainën që nga fillimi i konfliktit dhe kontrollon rreptësisht eksportet.

Kjo deklaratë u mbështet nga kreu i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës Popullore të Kinës, Dong Jun, në forumin ndërkombëtar të sigurisë "Shangri-La Dialogue" i cili po zhvillohet në Singapor, transmeton agjencia e lajmeve ruse Tass.

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?