Ukraina/ Zelensky anulon vizitën e Guterres në Kiev pas takimit me Putin! SHBA për koreano-veriorët në Rusi: Tregon dëshpërimin e Putin
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, anuloi vizitën e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres në Kiev, pasi Guterres mori ojesë në samitin e BRICS që u zhvillua në Kazan të Rusisë, ku numri një i OKB-së u takua me presidentin Vladimir Putin.
Në fakt, në fjalën që mbajti në samitin e BRICS, Guterres tha se Ukraina ka nevojë për "një paqe të drejtë", duke respektuar "Kartën e Kombeve të Bashkuara" dhe "të drejtën ndërkombëtare".
Guterres përsëriti apelin për përfundimin e agresionit rus në Ukrainë, duke shtuar se "krijimi i lirisë së lundrimit në Detin e Zi është me rëndësi thelbësore për Ukrainën, Rusinë dhe sigurinë globale të ushqimit dhe energjisë".
Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara kanë reaguar për ushtarët e dërguar nga Korea e Veriut në Rusi, duke thënë se vendimi tregon “dëshpërimin” e tij.
“Rusia ka mbi 500,000 viktima në fushën e betejës, në Ukrainë/ Kjo me të vërtetë nënvizon dëshpërimin e Putinit, sepse ai ka dështuar të përmbushë objektivat e tij strategjike në fushën e betejës”, thotë zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh.
NATO
Reagimi i NATO-s për dërgimin e ushtarëve të Koresë së Veriut në Rusi për të marrë pjesë në luftën kundër Ukrainës mund të jetë i kufizuar, por aleanca ka 2 opsione: forcimin e mbështetjes për Ukrainën dhe zhvillimin e partneriteteve në rajonin Indo-Paqësor. Kështu shkruan Bloomberg.
“Përgjigjet e mundshme të NATO-s janë të kufizuara, por mund të përfshijnë mbështetje më të madhe për Ukrainën dhe zhvillimin e partneriteteve në rajonin Indo-Paqësor”, thanë burimet për Bloomberg.
Korea e Jugut do t’i paraqesë NATO-s të hënën disa të dhëna për transferimin e trupave të Koresë së Veriut në Rusi.
Gjynah populli i mori ne qafe ky budallai
PërgjigjuNuk po e kuptojme se kush ka deshtuar ne ate lufte Rusia apo perendimoret , shume shpejt do te meret vesh por si duken gjerat Putin i ka ven para si delet
Përgjigju