Volodymyr Zelensky dhe Emmanuel Macron
Disa orë pasi presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u bëri thirrje liderëve botërorë që të vendosin më shumë sanksione ndaj Rusisë për të detyruar trupat që të largohen nga termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia, ai e diskutoi çështjen me presidentin francez Emmanuel Macron.
Bisedën e bëri të ditur në Twitter Zelensky, ku tha se kanë diskutuar mbi centralin bërthamor të Zaporizhzhia, i cili është në duart e rusëve pavarësisht se teknikët janë ende ukrainas.
Zelensky tha se ai falënderoi Macron-in për "ndihmën e prekshme për mbrojtje" dhe përsëriti thirrjen e tij për të shtuar sanksionet ndaj Rusisë.
“Vazhdimi i dialogut me Presidentin Emmanuel Macron. E informova për situatën në front, terrorizmin bërthamor të Rusisë në ZNPP. Faleminderit për ndihmën e prekshme të Francës për mbrojtje. Diskutuam mbi ndihmën makro-financiare dhe sfidat e sigurisë ushqimore. Ne duhet të shtojmë sanksionet ndaj Rusisë”, shkroi Zelensky.
Si Ukraina ashtu edhe Rusia kanë akuzuar njëra-tjetrën për granatime rreth centralit bërthamor të Zaporizhzhia, i cili është më i madhi në Evropë. Centrali bërthamor i Zaporizhzhias kontrollohet nga rusët që prej nisjes së luftimeve, por operohet ende nga teknikë ukrainas.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Zv.ministri i Infrastrukturës: Mund të eksportohen 3 milion ton grurë nga portet e saj në shtator
D.GJ/ReportTv.al