Rama dhe Zelesnky në samitin e Komunitetit Politik në Tiranë

Politikë

Zelensky telefonatë me Ramën: E ftova të marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore! Mirënjohje për mbështetjen, Rusia s’e do paqen

26 Maj, 16:48| Përditesimi: 26 Maj, 18:20

  • Share

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama, ku kanë folur për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit edhe me partnerët europianë përveç dy vendeve, si dhe hapat që do ndërmerren për unitet dhe presion më të fortë ndaj Rusisë.

Vetë presidenti ukrainas e ka njoftuar lajmin me një postim të hedhur në llogarinë e tij, në rrjetin social X.

Ai shprehet se e ka ftuar kryeministrin shqiptar në samitin Ukrainë-Evropa Juglindore dhe e informoi gjithashtu për sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës së fundmi, me raketa dhe dronë, që tregojnë se "Moska nuk ka ndër mend t'i japë fund luftës".

Zelensky shprehet se ka nevojë për presion më të fortë ndaj Rusisë, teksa falenderoi Shqipërinë për mbështetjen e dhënë. Ai thekson se kryeministri Rama ka pranuar prezencën në Samitin që do të zhvillohet së shpejti.

Postimi i Zelensky në rrjetin social X:

“Kam pasur një bisedë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Unë e informova atë për sulmet e fundit me raketa dhe dron ruse. Këto sulme tregojnë edhe një herë se Rusia nuk ka ndërmend t'i japë fund luftës. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për presion mjaft të fortë për ta ndalur përfundimisht. Ne llogarisim në të gjithë hapat e nevojshëm në këtë drejtim që do të ndërmerren në të ardhmen e afërt.

Ne diskutuam gjithashtu bashkëpunimin tonë me partnerët evropianë dhe unitetin tonë. E ftova kryeministrin të marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore dhe Shqipëria do të përfaqësohet.

Faleminderit, Shqipëri, për mbështetjen e Ukrainës dhe popullit tonë”.

Postimi i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?