Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se zhvilloi sot një bisedë me presidentin amerikan Donald Trump në lidhje me sanksionet kundër Rusisë dhe finalizimin e një marrëveshjeje për dronët SHBA-Ukrainë.
"Drafti i marrëveshjes për dronët është përgatitur tashmë nga pala ukrainase, ne jemi të gatshëm ta diskutojmë atë në detaje dhe ta përfundojmë atë. Është një nga marrëveshjet më të forta të imagjinueshme, shkroi Zelensky në X.
Më tej lideri ukrainas përshkroi bisedën me Trump si “produktive”, duke vënë në dukje se tema kryesore ishte përpjekja për t’i dhënë fund luftës. Në postimin e publikuar Zelensky shprehu mirënjohje ndaj Trump "për të gjitha përpjekjet e tij për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme".
"Presidenti Trump është plotësisht i informuar për sulmet ruse në Kiev dhe qytete e komunitete të tjera". Sigurisht, diskutuam sanksionet kundër Rusisë. Ekonomia e tyre vazhdon të bjerë dhe pikërisht kjo është arsyeja pse Moska është kaq e ndjeshme ndaj kësaj perspektive dhe ndaj vendosmërisë së Presidentit Trump. Kjo mund të ndryshojë shumë", tha ndër të tjera ai.
Komente
