Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbetur këmbëngulës që Rusia duhet të shtyhet nga i gjithë territori i vendit të tij, përfshirë Krimenë.
Zelensky dëshiron të rimarrë territorin e pushtuar fillimisht nga Rusia në 2014, Krimenë e aneksuar, së bashku me pjesë të rajoneve lindore të Luhansk dhe Donetsk (të cilat kanë qenë pjesërisht nën sundimin e separatistëve pro-rusë), raportojnë mediat e huaja.
“Ne duhet t’i kthejmë të gjitha tokat, sepse besoj se fusha e betejës është rruga kur nuk ka diplomaci. Nëse nuk mund ta marrim plotësisht tokën tonë, lufta thjesht është e ngrirë. Është çështje kohe para se të rifillojë”, tha Zelensky për Financial Times.
Ai gjithashtu pranoi se fati i Krimesë po ngrihet në axhendën ndërkombëtare.
“Unë e kuptoj se të gjithë janë të hutuar nga situata dhe çfarë do të ndodhë me Krimenë. Nëse dikush është i gatshëm të na ofrojë një rrugë për de-okupimin e Krimesë me mjete joushtarake, unë do të jem vetëm në favor. Nëse zgjidhja nuk përfshin de-okupimin dhe Krimea është pjesë e Federatës Ruse, askush nuk duhet të humbasë kohën e tij për këtë. Është humbje kohe”, tha Zelensky.
Lajmi kryesor:
Lufta ne Ukrainë/ Putin u drejtohet nënave të ushtarëve: Mos i besoni internetit dhe TV! Në Kiev, 50% e shtëpive janë pa energji elektrike
S.S/ReportTv.al