“Makina e luftës ruse vazhdon të shkatërrojë jetë, pavarësisht gjithçkaje. Putini do të kryejë vrasje demonstrative dhe cinike për të mbajtur presionin mbi Ukrainën dhe Europën dhe për të poshtëruar përpjekjet diplomatike”, shkruan në Telegram presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke dënuar sulmet ruse të natës së kaluar mbi vendin e tij që lanë të paktën 10 të vdekur mes Kharkivit dhe Zaporizhias. Sipas Zelensky, i cili sot do të takohet në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan Donald Trump për paqen, Rusia nuk duhet të shpërblehet për luftën e saj kundër Ukrainës.
Lajmi kryesor:
LIVE - Bisedimet për Ukrainën/ Shefi i NATO dhe 6 liderët e Evropës mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë! Trump: E di se çfarë po bëj! Zelensky: Putin poshtëron paqen
SI.E./ReportTv.al