Volodymyr Zelensky

Bota

Zelensky: Do të paraqes një projektligj të ri për pavarësinë e institucioneve kundër korrupsionit

24 Korrik, 19:31| Përditesimi: 24 Korrik, 19:37

  • Share

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se është hartuar një projektligj të ri që do të sigurojë vendosjen e të gjitha standardeve të nevojshme për pavarësinë e institucioneve kundër korrupsionit.

"Sapo kam hartuar tekstin e një projektligji që siguron një forcim efektiv të sistemit policor ukrainas, pavarësinë e agjencive antikorrupsion dhe mbrojtje të besueshme të sistemit policor nga çdo ndikim ose ndërhyrje ruse. Teksti është i balancuar mirë. Mbi të gjitha, ai përfshin instrumente konkrete, përjashton çdo lidhje me Rusinë", përfundoi ai.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky foli këtë pasdite me kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe kryeministrin britanik Keir Starmer, për të adresuar shqetësimet në lidhje me ligjin e miratuar së fundmi për agjencitë kundër korrupsionit. Zelensky deklaroi në një deklaratë se e kishte informuar kancelarin gjerman për planet e tij për një ligj të ri kundër korrupsionit, duke e ftuar Gjermaninë të marrë pjesë në shqyrtimin e procesit të hartimit.

Sipas kritikëve ky projektligj dobëson pavarësinë e organeve antikorrupsion të Ukrainës, duke shkaktuar protesta në disa qytete dhe duke tërhequr kritika ndërkombëtare.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sigurim i detyrueshëm i banesave ose s’merr shërbim nga shteti, si ju duket?