Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka emëruar ish-futbollistin dhe trajnerin, Andriy Shevchenko, si këshilltarin e tij të pavarur.
Vendimi u bë i ditur me dekret presidencial, i cili u shfaq mbrëmje e djeshme në faqen e internetit të presidencës ukrainase.
Në karrierën e tij Shevchenko luajti për Dynamo Kiev, Chelsea dhe Milan. Nga viti 2016 deri në vitin 2021 ai ishte trajner i kombëtares së vendit të tij dhe iu dha titulli Hero i Ukrainës.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Kievi: Dronët iranianë të prodhuar me komponentë evropianë! Kievi konfirmon se grupi Wagner është kthyer në lindje të Ukrainës
S.S/ReportTv.al