Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha për mediat të premten se negociatat për statusin e Krimesë ose territoreve të tjera ruse nuk mund të diskutohen.
Sipas zyrtarit rus, Kievi nuk është i gatshëm dhe është i paaftë për të zgjidhur çështjen pa përdorur metoda ushtarake, raportojnë mediat e huaja.
"Negocimi për Krimenë është jashtë diskutimit", tha Peskov.
Edhe pse presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shprehu dje mbështetjen e tij për përdorimin e mjeteve joushtarake për të kthyer Krimenë nën kontrollin e Kievit, ai gjithashtu vuri në dukje se fusha e betejës është rruga kur nuk ka diplomaci.
Lajmi kryesor:
Lufta ne Ukrainë/ Putin u drejtohet nënave të ushtarëve: Mos i besoni internetit dhe TV! Në Kiev, 50% e shtëpive janë pa energji elektrike
S.S/ReportTv.al