Bota

Nesër shënohet 3-vjetori i luftës në Ukrainë/ Zelensky: Jam i gatshëm të jap dorëheqjen nëse vendi im anëtarësohet në NATO! Britania do të shpallë sanksione të reja kundër Rusisë

23 Shkurt, 16:36| Përditesimi: 23 Shkurt, 20:53

  • Share

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se do të ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen nga posti i tij nëse vendi i tij do të anëtarësohej në NATO. Këtë e bëri të ditur gjatë një konference për shtyp në Kiev, ku theksoi se dëshiron të shohë presidentin e SHBA-së, Donald Trump, si një partner të Ukrainës dhe jo thjesht si një ndërmjetës mes Kievit dhe Moskës.

"Dua vërtet që ai të jetë më shumë sesa një ndërmjetës i thjeshtë, nuk është e mjaftueshme," u shpreh Zelensky.

Presidenti ukrainas u shpreh gjithashtu “mirënjohës” për mbështetjen e administratave të Biden dhe Trump, por shtoi se pret "mirëkuptim" nga presidenti aktual amerikan, si dhe garanci sigurie për Ukrainën.

Ai konfirmoi se e ka ftuar Trumpin të vizitojë Ukrainën, por deri më tani kjo nuk ka ndodhur.

"Ndoshta ai do të vijë, ose ndoshta unë do të shkoj në Ëashington, dhe kjo do të ishte shumë e dobishme," shtoi Zelensky.

Sa i përket mbështetjes ushtarake, presidenti ukrainas tha se ende nuk janë dorëzuar paketat e armëve nga Shtetet e Bashkuara, të cilat arrijnë një vlerë prej rreth 15 miliardë dollarësh.

Në lidhje me ndihmën ekonomike amerikane, Zelensky refuzoi pretendimet se Ukraina i detyrohet SHBA-së 500 miliardë dollarë për ndihmën e marrë gjatë luftës, një shifër që shpesh është përmendur nga Donald Trump. Ai argumentoi se grantet nuk duhet të trajtohen si kredi dhe se ndihma e dhënë nuk duhet të ketë kthim financiar.

Mbretëria e Bashkuar do të prezantojë një paketë të gjerë sanksionesh kundër Rusisë. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm, David Lammy.

"Ky është gjithashtu momenti për t'i shtrënguar më shumë masat ndaj Rusisë së Putinit. Nesër kam ndërmend të shpall paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë që nga ditët e para të luftës", deklaroi Lammy në një komunikatë.

Masat po merren në përputhje me përvjetorin e pushtimit të Putinit në Ukrainë.

Ora 17:59
Nesër shënohet 3-vjetori i luftës në Ukrainë/ Zelensky: 13 krerë shtetesh dhe qeverish zbarkojnë nesër në Kiev, përfshirë drejtuesit e BE-së

1739442999_volodymyrzelensky.JPG

Volodymyr Zelensky

"Nesër, për përvjetorin e tretë të agresionit rus ndaj Ukrainës, "do të kemi 13 liderë në vendin tonë. Përveç kësaj, 24 të tjerë do të marrin pjesë online. Do të kemi drejtuesit e Parlamentit Europian dhe të BE-së në Kiev, si dhe të gjithë komisionerët e BE-së. Do të kemi 24 komisionerë".

Kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një konference për shtyp në Kiev.

Ora 17:41
Zelensky: Trump më quajti diktator? Nuk u ofendova

1740329002_209476110209475690a89cb70250ee.jpg

Volodymyr Zelensky

"Dikush do të ndihej i ofenduar nga fjala 'diktator' nëse do të ishte një diktator. Unë nuk jam. Jam presidenti i zgjedhur ligjërisht".

Kështu deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë një konference për shtyp në Kiev, këtë të diel (23 shkurt 2025).

Ditën e nesërme (24 shkurt 2025) shënohet 3-vjetori i nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

K.M/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?