Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump

Bota

Zelensky: Kam folur me Trump, nëse ndalon luftën në Gaza, mund ta ndalojë edhe Moskën

11 Tetor, 19:42| Përditesimi: 11 Tetor, 19:46

  • Share

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, të cilën e ka cilësuar “shumë produktive”. Në një postim në Telegram, Zelensky tha se ka uruar Trump-in për suksesin dhe marrëveshjen për Lindjen e Mesme, që sipas tij është “një rezultat i fortë”.

“Kam folur me presidentin Trump. Një bisedë e mirë, shumë produktive. E përgëzova për suksesin dhe marrëveshjen për Lindjen e Mesme që realisht ka arritur, dhe është një rezultat i fuqishëm. Nëse arrihet të ndalet lufta në atë rajon, sigurisht mund të ndalen edhe luftëra të tjera, përfshirë këtë luftë ruse,” u shpreh Zelensky.

Kreu i shtetit ukrainas tha se e ka informuar Trump-in për sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës dhe e falënderoi për gatishmërinë për ta mbështetur vendin e tij.

“Diskutuam mundësitë për forcimin e mbrojtjes ajrore dhe marrëveshjet përkatëse. Ka mundësi të mira,” shtoi ai.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?