Volodymyr Zelensky

Zelensky: Kundërsulmi rus në Kursk ka dështuar! Kthen 49 të burgosur lufte nga Rusia

14 Shtator, 10:47| Përditesimi: 14 Shtator, 10:54

  • Share

Presidenti Volodymyr Zelensky ka njoftuar lirimin e 49 ukrainasve nga Rusia, në një shkëmbim të burgosurish mes dy vendeve.

“Një kthim tjetër i njerëzve tanë, një objektiv i përhershëm i yni për të cilin ne punojmë pa pushim për ta realizuar. Duhet t’i sjellim në shtëpi të gjithë njerëzit tanë, ushtarë e civilë”, shkroi Zelenskyy në rrjetin social X.

Shkëmbimi u mundësua me ndërmjetësimin e Emirateve të Bashkuara Arabe, tha një zëdhënës i agjencisë ushtarake të zbulimit të Ukrainës. Ukraina nuk njoftoi se sa shtetas rusë janë liruar, ndërsa Moska ende nuk ka komentuar për këtë shkëmbim.

Ndërkohë Presidenti ukrainas deklaroi se kundërsulmi i Rusisë në rajonin e saj jugperëndimor të Kurskut ka bërë pak përparime.

“Ata donin të depërtonin atje shpejt. […] Ne nuk kemi parë ndonjë sukses serioz deri më tani”, tha Zelensky në Kiev.

Zelensky tha se Moska synon të vendosë deri në 70 000 ushtarë në rajon, i cili u sulmua nga Ukraina muajin e kaluar në një ofensivë të befasishme.

Rreth 40 000 trupa ruse janë tashmë në zonë.

”Ushtria jonë po qëndron heroikisht”, tha Zelensky.

Zelensky tha se ishte i kënaqur me rezultatet e operacionit të deritanishëm.

”Armiku është ndalur në rajonin e Kharkiv dhe avancimi i tyre në rajonin e Donetskut është ngadalësuar”, tha ai duke argumentuar se Rusia ishte detyruar të largonte trupat nga ofensivat e saj në Ukrainën veriore dhe lindore për të mbrojtur territorin e saj në Kursk.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?