Foto: Volodymyr Zelensky dhe Emmanuel Macron
Edhe nëse shumica në Asamblenë Kombëtare Franceze do të ishte ndryshe pas zgjedhjeve të parakohshme legjislative, asgjë nuk duhet të ndryshojë për Ukrainën: Presidenti Emmanuel Macron ia siguroi këtë homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky, në samitin e paqes në Zvicër.
Duke iu përgjigjur një gazetari të agjencisë së lajmeve franceze LCI për ndikimin që mund të ketë një ndryshim i shumicës në Paris në politikën ndaj Kievit, Zelensky tha se ai "nuk mund të kontrollojë situatën politike në vendet e tjera".
Më tej ai shtoi se "kishte folur me Emmanuel Macron", i cili "i tha atij se asgjë nuk duhet të ndryshojë. Dhe unë - përfundoi Zelensky - kam besim tek ai".
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Stoltenberg: NATO po diskuton vendosjen e më shumë armëve bërthamore! Putin shkarkon 4 zëvendësministra të Mbrojtjes, emëron kushërirën e tij
Xh.K/ReportTv.al