Bota

Zelensky në Ditën e Pavarësisë: Lufta i është kthyer në shtëpi Rusisë! Kievi shkëmben të burgosur me Moskën

24 Gusht 2024, 17:46| Përditesimi: 24 Gusht 2024, 21:27

  • Share

Rusia 'dëshironte të shkatërronte' Ukrainën, por lufta 'është kthyer në shtëpinë e saj'. Kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ditën e sotme teksa mbajti një fjalim për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës.

Ndërkohë, Rusia dhe Ukraina vijojnë shkëmbimin e të burgosurve.

“115 ushtarët rusë të liruar janë ata që forcat e Kievit kapën në ofensivën e tyre të fundit në territorin rus, në rajonin e Kurskut. Në këmbim, 115 ushtarakë ukrainas iu dorëzuan "regjimit të Kievit", tha ministria ruse.

Ushtarët e liruar të Moskës ndodhen në Bjellorusi, ku po marrin ndihmën e nevojshme psikologjike dhe mjekësore dhe gjithashtu u është dhënë mundësia të kontaktojnë të afërmit e tyre, shtoi Ministria e Mbrojtjes./La Repubblica 

S.B/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?