Presidenti Volodymyr Zelensky mbërriti në Gjermani ditën e sotme (11 qershor) për të marrë pjesë në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës dhe për t'u takuar edhe me kancelarin gjerman Olaf Scholz.
Sipas mediave të huaja, Konferenca e Rimëkëmbjes së Ukrainës 2024, e organizuar në Berlin, do të mbledhë zyrtarë qeveritarë, kompani dhe organizata për të adresuar nevojat e vazhdueshme të Ukrainës për rindërtim, duke u fokusuar kryesisht në infrastrukturën energjetike .
“Përballë terrorit ajror të Rusisë, zgjidhjet urgjente për sektorin energjetik të Ukrainës do të jenë prioriteti ynë kryesor”, tha Zelensky .
Zelensky dhe Scholz do të diskutojnë ndihmën ushtarake për Ukrainën, zgjerimin e kapacitetit të mbrojtjes ajrore dhe prodhimin e përbashkët të armëve, tha presidenti. Zelensky do të takohet gjithashtu me presidentin gjerman Frank-Ëalter Steinmeier dhe presidentin e Bundestagut Barbel Bas.
Gjatë qëndrimit të tij në Gjermani, Zelensky gjithashtu planifikon të vizitojë një bazë ushtarake ku stërviten ushtarakët ukrainas.
Vizita e Zelensky në Gjermani vjen menjëherë pasi Berlini lëshoi një ndryshim të madh të politikës, duke lejuar Ukrainën të përdorë armë gjermane për të goditur objektivat brenda territorit rus.