Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se vendi i tij nuk ka lidhje me vdekjen e themeluesit dhe udhëheqësit të Wagner, Yevgeny Prigozhin, avioni i të cilit u rrëzua mbrëmë në Rusi.
Ai tha se të gjithë e dinë se kush ka gisht në këtë ngjarje.
"Ne nuk kemi të bëjmë me këtë fakt. Të gjithë e kuptojnë se kush ka një rol në atë që ndodhi", tha ai në një intervistë për gazetarët nga agjencia Interfax-Ukrainë.
Lajmi kryesor:
Putin thyen heshtjen për avionin e rrëzuar në Moskë ku besohet se vdiq Prigozhin: 'Ngushëllime!' Zelensky: E dimë kush fshihet pas! SHBA: Raketa u lëshua nga Rusia
S.S/ReportTv.al