Zelensky në Samitin e klimës: Botës i duhet paqe për një politikë efektive klimatike

8 Nëntor 2022, 21:26| Përditesimi: 8 Nëntor 2022, 21:28

  • Share

1667891332_Screenshot1.jpg

Të martën, udhëheqësi ukrainas Volodymyr Zelensky tha se komuniteti ndërkombëtar ka nevojë për paqe për të pasur veprime të përbashkëta dhe efektive për t'iu përgjigjur krizës klimatike, në një fjalim virtual në samitin e OKB-së për klimën COP27 në Egjipt. 

“Ne duhet të ndalojmë ata që, me luftën e tyre të çmendur dhe të paligjshme, po shkatërrojnë aftësinë e botës për të punuar të bashkuar për një qëllim të përbashkët. Nuk mund të ketë një politikë efektive klimatike pa paqe në tokë, sepse në fakt kombet po mendojnë vetëm se si të mbrohen këtu dhe tani nga kërcënimet e krijuara veçanërisht nga agresioni rus”, tha Zelensky në një video-mesazh të regjistruar paraprakisht. 

Ai vuri në dukje rrezikun e mundshëm të një aksidenti bërthamor në termocentralin bërthamor të pushtuar nga Rusia në Zaporizhzhia në Ukrainë, ku granatimet vazhdojnë në zonë. Termocentrali ka humbur energjinë e jashtme të energjisë elektrike disa herë që nga fillimi i luftës, duke e detyruar atë të kalojë përkohësisht në gjeneratorë me naftë. 

“Kush do të kujdeset, për shembull, për sasinë e gazeve serrë në atmosferë nëse një pjesë e Evropës ose Lindjes së Mesme dhe ndoshta Afrika Veriore, Zoti na ruajt, mbulohen nga një re rrezatimi pas një aksidenti në Zaporizhzhia?”, tha Zelensky. 

Ai gjithashtu shtoi: “Ne duhet të sigurohemi që vuajtjet të mos shumohen sepse bota nuk ka kohë për t'iu përgjigjur sfidave klimatike. Por për ta bërë këtë ne kemi nevojë për veprime të përbashkëta dhe efektive dhe për këtë ne kemi nevojë për paqe”. 


Lajmi kryesor:

Lufta/ Zelensky: Kërkojmë që marrëveshja e eksportit të grurit të Detit të Zi të zgjatet! SHBA: Do iu mbështesim edhe nëse fitojnë republikanët! Ambasadorja e SHBA-së në OKB mbërrin në Ukrainë


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?