Kievi ka sulmuar me dronë Shën Petersburgun, Moskën dhe rajonin e Belgorodit. "Mbrojtja ajrore rrëzoi një dron që fluturonte drejt Moskës.", shkroi kryebashkiaku Sergey Sobyanin. Guvernatori i Shën Petersburgut, Alexander Beglov, raportoi në mediat sociale se dy dronë u rrëzuan mbi qytet. Për shkak të sulmeve aeroporti i Shën Petersburgut pezulloi përkohësisht punën.
Një dron ukrainas goditi një makinë në fshatin Krasnaya Yaruga, në rajonin e Belgorodit, duke plagosur dy persona, shkroi Guvernatori i rajonit rus, Vyacheslav Gladkov. Guvernatori shtoi se në rrethin Shebekinsky, në fshatin Murom, sulmet me dron shkatërruan dritaret e dy shtëpive private, duke dëmtuar çatitë dhe tavanet. Në qytetin Shebekino, një dron shpërtheu pranë një makine, e cila u dëmtua.
Kina do të ishte e gatshme të dërgojë trupa paqeruajtëse në Ukrainë me mandat të OKB-së. Kështu shkruan media Welt am Sonntag, duke cituar burime diplomatike europiane.
Presidenti Volodymyr Zelensky shfrytëzoi ceremoninë për festën kombëtare të flamurit në Ukrainë kur hodhi poshtë mundësinë e prekjes së territoreve apo ndryshimit të kufinjve me Rusinë në kuadër të një marrëveshje paqeje.
"Ky flamur është qëllimi dhe ëndrra për shumë nga njerëzit tanë në territoret e pushtuara përkohësisht të Ukrainës. Dhe ata e ruajnë këtë flamur, e mbajnë të sigurt, sepse e dinë: Ne nuk do t'ia dorëzojmë tokën tonë pushtuesit", tha Zelensky.
Parakushti Zelenskyt iu vendos që përpara se të mbërrinte në Uashington të hënën e kaluar, ku u takua me Donald Trump dhe liderët evropianë të BE dhe Britanisë. Trump i parapriu takimit duke thënë se Krimea dhe anëtarësimi në Nato i Ukrainës duhet të harrohen, ndërsa në zyrën ovale terhoqi vëmendjen një hartë me territoret e pushtuara të Ukrainës.
BE këmbëngul në kundërshtimin e kësaj kërkese ndaj Ukrainës. Shefja e diplomacisë evropiane Kaja Kallas tha një ditë më herët se lënia e territoreve të pushtuara Moskës do të krijonte një precedent të rrezikshëm, pasi agresioni do të shpërblehej me territore në një përpjekje paqeje.
Ndërkohë SHBA, me presidentin Trump që është tërhequr nga organizimi i një takimi dypalësh Putin-Zelensky, do të presë edhe rreth 2 javë që ai të ndodhë. Trump tha se do të shohë mundësinë sanksioneve apo masave të tjera ndaj rusisë nëse takimi nuk do të ndodhë, ndërsa Putin siguroi se Moska po bën gjithçka për paqen edhe pse ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov në mediat amerikane tha se një axhendë për samitin Rusi-Ukrainë me liderët nuk është diskutuar fare teksa hodhi akuza ndaj Kievit, i cili sipas tij ka refuzuar cdo propozim të presidentit amerikan trump.
Shën Petersburgu, rajoni i Leningradit dhe Moska janë goditur nga sulme me dronë ukrainas. Lajmin e kanë bërë të ditur kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, guvernatori i rajonit të Leningradit, Alexander Drozdenko, si dhe guvernatori i Shën Petersburgut, Alexander Beglov.
Për shkak të kërcënimit, aeroporti i Shën Petersburgut pezulloi përkohësisht punën, ndërsa dhjetëra fluturime pësuan vonesa.
Ndërkohë, në rajonin rus të Belgorodit, pranë kufirit me Ukrainën, dy persona mbetën të plagosur pas një sulmi me dronë të nisur nga Kievi. Agjencia e lajmeve Ria Novosti, duke cituar guvernatorin rajonal Vyacheslav Gladkov, raportoi se sulmi ka ndodhur në fshatin Krasnaya Yaruga.
“Si pasojë e një sulmi me dron ndaj një automjeti, dy persona mbetën të plagosur,” – shkroi Gladkov në kanalin e tij në Telegram, duke sqaruar se civilët janë shtruar në spital.
Komente

Kjo don te kuptohet ose dorezim per Rusine ose lufta fillon tani se keta dy vazhdojn luften sme intereson por neve e paguajm cmimin qe skemi lidhje me luften ,por fashistet nuk duan paqe pse fitojne me shitjen e armeve kjo ju intereson dhe jo jeta e njeriut.
Përgjigju