Volodymyr Zelensky

Bota

Zelensky: Përgjigja e Evropës ndaj dronëve rusë është e dobët, duhen rrëzuar të gjithë

26 Shtator, 15:02| Përditesimi: 26 Shtator, 15:04

  • Share

1756997433_AA.JPG

Vendet evropiane që në ditët e fundit janë përballur me shkelje të hapësirës ajrore nga dronë që i atribuohen Moskës ose, në rastin e Estonisë, nga avionë luftarakë rusë, kanë pasur "një reagim shumë të dobët" dhe "duhet të kishin rrëzuar gjithçka". Kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. 

"Nëse dikush është në territorin tuaj dhe vret njerëzit tuaj, ju duhet të përgjigjeni. Nëse aeroplanët janë në hapësirën tuaj, ju duhet t'i bllokoni ata", shtoi presidenti ukrainas. 

Sipas Zelensky, zgjedhja e vendeve evropiane për të mos iu përgjigjur inkursioneve është pikërisht arsyeja pse ato kanë vazhduar.


Lajmi kryesor:

Vijojnë incidentet me dronët, aeroporti i Aalborgut në Danimarkë u mbyll për një orë! Në Suedi, disa pikasen pranë bazës detare të Marinës


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?