Volodymyr Zelensky
Presidenti Volodymyr Zelensky, ka përsëritur thirrjen e tij ndaj Perëndimit që t’I lejojë Ukrainës përdorimin e raketa me rreze të gjatë veprimi, të goditur thellë brenda Rusisë. Kjo thirrje u bë pasi një sulm rus në Harkiv la të vrarë tre persona dhe plagosi të paktën 36 të tjerë.
Autoritetet bëjnë me dije se në mesin e viktimave janë dhe dy djem të moshave 11 dhe 15 vjeç.
Forcat ruse raportohet se kanë përdorur bombat e llojit FAB-500 për të sulmuar një ndërtesë banimi nëntëkatëshe në Harkiv, qytetin e dytë më të madh në Ukrainë. Këto lloje bombash janë armë të fuqishme që Rusia gjithnjë e më shumë po përdor për të sulmuar caqet civile brenda Ukrainës.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Korea e Jugut nuk përjashton mundësinë e dërgimit të raketave Hawk në Kiev! Zelensky - Perëndimit: Na lejoni sulmet thellë brenda Rusisë
K.M/ReportTv.al