Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha të martën se i ka propozuar Rusisë të zhvillojë një raund të ri negociatash javën e ardhshme. Në fjalimin e tij të përditshëm në mbrëmje drejtuar ukrainasve, Zelensky tha se Sekretari i Këshillit të Sigurisë së Ukrainës, Rustem Umerov, "propozoi një takim të ri me palën ruse javën e ardhshme".
Zelensky theksoi se negociatat duhet të intensifikohen dhe "duhet bërë gjithçka për të arritur një armëpushim", duke u deklaruar i gatshëm të flasë përsëri drejtpërdrejt me homologun e tij rus, Vladimir Putin.
"Një takim në nivelin më të lartë është i nevojshëm për të siguruar vërtet paqen", tha ai.
Takimi i fundit, i pafrytshëm, midis dy palëve u zhvillua në qershor. Në atë kohë, Rusia kërkoi përsëri që Ukraina të lëshonte katër rajonet në pjesën e saj lindore dhe të hiqte dorë nga çdo ndihmë ushtarake nga Perëndimi. Kievi i hodhi poshtë "ultimatumet", siç i quajti ato, dhe vuri në dyshim gatishmërinë e Moskës për të negociuar një armëpushim.
Megjithatë, në fillim të korrikut, Kremlini deklaroi se ishte i gatshëm të vazhdonte negociatat me Ukrainën, pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump kërcënoi të vendoste sanksione ndaj Rusisë dhe partnerëve të saj tregtarë nëse paqja nuk arrihej brenda 50 ditëve dhe në të njëjtën kohë njoftoi se furnizimet me armë në Kiev po rifillonin, me financim nga vendet e NATO-s.
Rezultati i vetëm i dy takimeve të njëpasnjëshme që delegacionet ruse dhe ukrainase patën në Stamboll ishte marrëveshja për shkëmbimin e të burgosurve dhe të rënëve.
Komente

Luft Luft Luft,ne qoft se doni luft shkoni nga keni ardhur ne lindjen e larget se populli ilirian do paqe ne trojet etnike ne Ballkan.
PërgjigjuKy mendon se Ruset jane analfabeta por e ka gabim qe ndegjon perendimin por perendimi e refuzoj mareveshjen ne vitin 2015 ku i prmtuan arme qe te vazhdonte luften ,i njejti perendim qe vazhdon te dergoj arme dhe ky i kerkon Rusis bisedime dhe nderprerjen e sulmeve Rusia e ka bere te kjarte qe derisa Ukraines i dergohen arme nga jashte sulmet dote vazhdojne por ky nuk e kupton se momentalisht e ka humbas por lufta dote vazhdon pse Ukraina eshte vet nji armeprodhues dhe ne te ardhmen dote sulmoj Rusine pra qetesi nuk dote vjen .por neve duhet te presim edhe nji lufte tjeter ne Ballkan pse te gjith ata armet e perendimit duhet te perdoren dhe te shiten .
Përgjigju