Foto: Volodymyr Zelensky
Teksa presidenti rus Vladimir Putin ndodhet në Kinë, lideri ukrainas përmes një postimi në Telegram u shpreh se Putin është duke treguar përralla.
“Këto ditë në Kinë, Putini vazhdon të tregojë përrallat e tij, sikur të mos ishte përgjegjës për luftën. Sikur dikush gjithmonë e ‘detyron’ të luftojë, të vrasë, të dërgojë fëmijë në strehimore, të dërgojë mijëra njerëz për të sulmuar pozicionet tona”, shkroi Volodymyr Zelensky.
Më tej lideri ukrainas nënvizoi se rusët po bëhen gjithnjë e më të paturpshëm.
"Ata po sulmojnë gjithnjë e më shumë Ukrainën me dhjetëra dronë luftarakë dhe tani po dëshmojmë një tjetër grumbullim të forcave ruse në disa zona të frontit. Por ai nuk do paqe. Rusia vazhdon të sulmojë. Natyrisht, ne do të përgjigjemi. Do të përgjigjemi në mënyrë asimetrike, në mënyrë që Rusia të ndiejë pasojat e arrogancës së saj”, përfundoi Zelensky.
Lajmi kryesor:
Putin: Ukraina në BE? S’kam thënë kurrë jo, mund të ketë konsensus për garancitë e sigurisë! Zelensky takim nesër me Macron në Francë
Xh.K/ReportTv.al