Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, pas samituit për Ukrainën në Paris, ka deklaruar përmes një postimi në X, se vendet pjesmarrëse ranë dakord që tui jepet fund luftës.
Ai tha se Rusia po bën çdo përpjekje për të zgjatur procesin e negociatave.
"Në takimin e sotëm të Koalicionit të të Gatishmëve morën pjesë liderë personalisht dhe në internet. Mbi 30 vende, të gjitha të bashkuara nga i njëjti qëllim: t'i japin fund kësaj lufte me paqe të besueshme dhe siguri afatgjatë. Diskutuam në detaje gatishmërinë e secilit vend për të kontribuar në sigurimin e sigurisë në tokë, në det, në ajër dhe në hapësirën kibernetike. Koordinuam qëndrimet dhe shqyrtuam elementët e garancive të sigurisë. Jam mirënjohës ndaj të gjithëve që kuptuan se garancia kryesore e sigurisë është një ushtri e fortë ukrainase.
Ne ndajmë të njëjtin mendim se Rusia po bën çdo përpjekje për të zgjatur procesin e negociatave dhe për të zgjatur luftën. Mbështetja për Ukrainën duhet të rritet dhe presioni mbi Rusinë duhet të intensifikohet. Përgatitjet për paketën e 19-të të sanksioneve të BE-së janë duke u zhvilluar. Japonia gjithashtu po punon për masat e sanksioneve. I falënderoj të gjithë për këtë punë të rëndësishme, për mbështetjen e tyre ndaj popullit tonë dhe për gatishmërinë e tyre për të vazhduar të qëndrojnë me Ukrainën dhe të na ndihmojnë të mbrojmë jetët. Dua të shpreh falënderime të veçanta për Presidentin Trump për të gjitha përpjekjet e tij për t'i dhënë fund kësaj lufte dhe për gatishmërinë e Amerikës për të ofruar mbështetje për Ukrainën në emër të tij", theksoi ai.
Lajmi kryesor:
Samiti në Paris për Ukrainën, Zelensky: Po konkretizojmë garancitë e sigurisë! Macron: Kushtet e Moskës janë të paligjshme
S.B/ReportTv.al