Foto: Volodymyr Zelensky
Presidenti ukrainas ka njoftuar se ka zhvilluar sërish një bisedë telefonike me Donald Trump.
Përmes një postimi në X Zelensky shprehet se me Trump bisedoi për mbrojtjen dhe objektivat me rreze të gjatë veprimi
"Sapo fola me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, për herë të dytë brenda dy ditësh, dhe sot ishte përsëri një bisedë shumë produktive", njoftoi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nëpërmjet rrjeteve sociale. Dje, ramë dakord për një temë specifike për sot dhe shqyrtuam të gjitha aspektet e situatës. Mbrojtja e jetës në vendin tonë, forcimi i saj, si në aspektin e mbrojtjes ajrore ashtu edhe në aspektin e qëndrueshmërisë dhe aftësive me rreze të gjatë veprimi. Presidenti Trump është i informuar mirë për gjithçka që po ndodh. Ramë dakord të vazhdojmë bisedën tonë dhe ekipet po përgatiten. Faleminderit", shkroi Zelensky.
Lajmi kryesor:
Zelensky sërish telefonatë me Trump: Biseduam për mbrojtjen dhe objektivat me rreze të gjatë veprimi! Kremlini i shqetësuar për furnizimin e Ukrainës me raketat Tomahawk
Xh.K/ReportTv.al