Vitali Klitschko

Zelensky shkarkoi komandantin e ushtrisë, Klitschko thirrje për shpjegim

9 Shkurt, 22:46| Përditesimi: 9 Shkurt, 22:55

  • Share

Shefi i ushtrisë së Ukrainës Valery Zaluzhny u shkarkua ditën e djeshme nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, pas mosmrrëveshjeve mes dy udhëheqësve.

Vitali Klitschko, kryebashkiaku i Kievit dhe një figurë e shquar gjatë luftës në Ukrainë, u ka bërë thirrje autoriteteve që t'i japin publikut "shpjegime për ndryshime të tilla".

"I jam mirënjohës gjeneralit Valery Zaluzhny për shërbimin e tij ndaj Ukrainës dhe përkushtimin për mbrojtjen e kombit tonë. Falë tij, ukrainasit kanë dhënë besim të vërtetë në Forcat tona të Armatosura, të cilat aktualisht gëzojnë nivelin më të lartë të besimit të publikut," -tha ai.

"Unë besoj se autoritetet do t'i japin publikut shpjegime për ndryshime të tilla," -shtoi Klitschko.

 

Kryebashkiaku theksoi se gjatë luftimeve të ashpra dhe nevojës për të mbajtur një bashkëpunim efektiv me partnerët e huaj, uniteti i shoqërisë ukrainase mbështetet në autoritete të besueshme.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?