Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi sot se ka shtyrë udhëtimin e tij në Arabinë Saudite, të planifikuar për të mërkurën, pasi Kievi u përjashtua nga bisedimet SHBA-Rusi në Riad ditën e sotme (18 shkurt).
“Ne nuk ishim të ftuar në këtë takim ruso-amerikan në Arabinë Saudite. Ishte një surprizë për ne. Mendoj se ishte një surprizë për shumë njerëz. Ne jemi absolutisht të sinqertë dhe të hapur. Nuk dua asnjë rastësi. Kjo është arsyeja pse unë nuk do të shkoj në Arabinë Saudite, "tha ai pas takimit me homologun turk Recep Tayyip Erdogan.
Ukraina kërkon që bisedimet të zgjerohen për të përfshirë BE-në dhe Britaninë e Madhe. Megjithatë, kjo hipotezë është hedhur poshtë nga Moska.
Po ashtu Zelensky shtoi se kishte rënë dakord me autoritetet saudite për shtyrjen e udhëtimit deri më 10 mars.
“Kam një marrëdhënie të mirë me Princin e Kurorës Mohammed dhe kemi rënë dakord që do ta vizitoj më 10 mars”, tha Zelensky.
Zyrtarët më të lartë të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë u takuan në Arabinë Saudite për diskutime mbi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe mundësisë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Takimi mes tyre zgjati më shumë se 4 orë.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, që udhëhoqi delegacionin e SHBA-së, tha se palët janë pajtuar edhe për të rivendosur stafin e ambasadave dhe që përveç diskutimeve për paqe në Ukrainë, ekipet negociatore do të promovojnë edhe bashkëpunim ekonomik.
Komente
