Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pranoi në fjalimin e tij të zakonshëm të mbrëmjes se situata për trupat ukrainase rreth Bakhmutit në lindje të vendit po bëhet shumë e vështirë.
“Situata po ndërlikohet gjithnjë e më shumë. Armiku po shkatërron sistematikisht gjithçka që mund të përdoret për të mbrojtur pozicionet tona," shtoi ai, duke i quajtur ushtarët ukrainas që luftojnë "heronj të vërtetë". "Faleminderit për të gjithë ata që ndihmojnë ushtarët tanë dhe bëjnë gjithçka për të siguruar që mbrojtësit tanë të kenë sa më shumë armë të fuqishme."
Lajmi kryesor:
Lufta/ Zelensky: Situata e Bakhmut po ndërlikohet gjithnjë e më shumë Pavlovsky, ka vdekur ish-“spin doktori” i Putinit
F.D/ReportTv.al