Presidenti ukrainas, Zelensky është takuar ditën e sotme me kryeministrin suedez Ulf Kristersson në Kiev . Vetë Zelensky e raportoi këtë në Telegram, me një video të takimit.
“Sot mirëpres kryeministrin suedez Ulf Kristersson në Ukrainë”, shkroi lideri i Kievit.
Presidenti ukrainas i ka kërkuar ndihmë disa vendeve perëndimore, por edhe vendeve që kanë mundësi të transportojnë tanket leopard 2, të cilat janë prodhuar në Gjermani. Shumë shtete e kanë mbështetur Ukrainën dhe kanë thënë se do vijojnë ta mbështesin publikisht, sepse ukrainasit kanë të drejtën e tyre të mbrohen.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Kievi: Kemi rrëzuar balona ruse spiune! NATO nis prodhimin e predhave për Ukrainën! Lavrov kërcënon: Të japim fund dominimit të Perëndimit
F.D/ReportTv.al