Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvillon bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar Edi Rama.
E informon për situatën në frontin e luftës dhe bisedimet e fundit diplomatike.
“Po punojmë me të gjithë partnerët tanë për t'i dhënë fund kësaj lufte dhe për të ndaluar vrasjet sa më shpejt të jetë e mundur”, shprehet ai mes të tjerash në rrjetin X.
Kjo bisedë telefonike vjen vetëm një ditë pas takimeve intensiv dhe diskutimeve që i dërguari i SHBA-ve pati me presidentin rus Vladimir Putin, bisedës së këtij të fundit me presidentin amerikan Donald Trump dhe angazhimin e kreut të Shtëpisë së Bardhë për të negociuar paqen mes dy vendeve në takim trepalësh në një nga vendet negociatore të paqes.
Trump ka deklaruar se javën e ardhshme po përgatit një takim me Putin dhe më pas një trepalësh Putin-Trump-Zelensky.
Postimi i plotë i Volodymyr Zelenskyt në rrjetin X:
“Pata një bisedë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë @ediramaal. E informova shkurtimisht për situatën në front dhe në diplomaci. Po punojmë me të gjithë partnerët tanë për t'i dhënë fund kësaj lufte dhe për të ndaluar vrasjet sa më shpejt të jetë e mundur.
Diskutuam mbi përgatitjet për takimet në qendrat e mëdha ndërkombëtare. Këto do të jenë formate të veçanta angazhimi me partnerët. Do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur popullin tonë.
Faleminderit, Edi, faleminderit, Shqipëri, për mbështetjen tuaj të palëkundur për Ukrainën”.
Postimi i presidentit ukrainas në rrjetin X
Komente

Ti ske pse falenderon por mjafton me njohe KOSOVEN
Përgjigju