Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky

Bota

Zelensky u drejtohet rusëve: Nëse doni të mbijetoni, shkoni në shtëpi

30 Gusht 2022, 09:49| Përditesimi: 30 Gusht 2022, 11:11

  • Share

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje të martën trupave ruse që të largohen nga ofensiva e nisur nga trupat e tij afër qytetit strategjik jugor të Hersonit.

Hersoni është pushtuar nga Rusia që në fillim të luftës. Sipas Zelenskyt, trupat ukrainase janë duke rimarrë kontrollin e territorit të tyre dhe kanë thyer vijën e parë të mbrojtjes ruse.

Gjatë një deklarate në orët e vona të 29 gushtit, Zelensky u zotua se trupat ukrainase do të ndjekin ushtrinë ruse “deri në kufi”.

“Nëse duan të mbijetojnë - është koha për ushtrinë ruse që të ikë. Shkoni në shtëpi”, tha ai.

“Ukraina po rimerr territorin e saj”, theksoi më tej Zelensky.

 


Lajmi kryesor:

Lufta/ Ukraina: Po përparojmë në Kherson, thyem vijën e parë të mbrojtjes ruse! Zelenskyy u bën thirrje ushtarëve të largohen nga vendi


D.GJ/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?