MEKSIKË- Kur për dhimbjen nuk kanë mbetur me fjalë për ta përshkruar...pamjet e njerëzve që humbën të dashurit e tyre në incidentin tragjik në Meksikë ku u regjistruan 24 viktima drithërojnë.
Pasi ende nuk është zbuluar asnjë e vërtet lidhur me ngjarjen dhe shkaqet që e shkaktuan, familjarët e viktimave me revoltën dhe zhgënjimin në sy kërkojnë arsyet pas çdo gjë.
Edhe protesta janë “ndezur” në Meksikë, ku mijëra qytetarë kanë dalë rrugëve në kërkim të së vërtetës nga qeveria për incidentin e ndodhur.
Presidenti i vendit, Andrés Manuel López Obrador tha se asgjë nuk do të fshihet, ndërsa kryebashkiaku tha se një kompani e jashtme do të përfshihet në hetim.
Kujtojmë se 2 ditë më parë të paktën 24 pasagjerë humbën jetën dhe dhjetëra mbetën të plagosur teksa po udhëtonin me tren, pasi mbikalimi i metrosë u shemb fatalisht.
Deri më tani viktimat janë 24, po ky numër mund të rritet pasi ende operacioni nën rrënojat, për të shpëtuar sa më shumë njerëz po vazhdon.