Zemra e derrit te njeriu, qytetarët: Arritje mjekësore! Tani ta ruajmë këtë kafshë, mos t'ia hajmë mishin, por ta përdorim për transplant

12 Janar 2022, 21:02| Përditesimi: 12 Janar 2022, 21:33

  • Share

TIRANË- Kirurgët amerikanë kanë transplantuar zemrën e një derri të modifikuar gjenetikisht në trupin e një njeriu...por cili ishte reagimi i parë i qytetarëve pas këtij kryelajmi të mjekësisë botërore?

"Kur shpëtohen jetë njerëzish është një mrekulli për mua, tani të mos dëmtojmë derrat për mish, por t'i ruajmë që t'u marrim zemrën. Përpara jetës njeriu duhet të vendos çdo lloj zemre".

Arritje e shkencës, inshAllah deri në fund të jetë i shëndetshëm, njeri te njeriu është realizuar me sukses, inshAllah dhe te derri, po funksionoi na bëhet qejfi për ato që kanë nevojë".

"Shkenca ecën përpara, njerëzit bëhen të mençur sepse punojnë për atë punë", thanë qytetarët për Report Tv.

Megjithatë ka edhe skeptikë për arsye kryesisht fetare.

"Varet nga ai që kërkon transplantin, varet nga feja dhe të gjitha, mund të ketë ndikimnga feja se myslimanët nuk e pranojnë", tha një tjetër qytetar.

Një operim i tillë është kryer në trupin e një 57-vjeçari që nuk ka mundur të kryej transplantim normal dhe ka qenë në prag të vdekjes.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Derri: 13/01/2022 16:35

    Derri eshte kafsha me e bukur ne Planet. Vertete po Ju Them. Derri eshte edhe i paster, (ne varesi te kushteve dhe se si e mban dhe e trajton njeriu). Ndersa mishi i tij eshte me i shjshmi dhe me i shendetshmi ne Bote. Po te hash nje here pershute ose proshute ose pasterma (siç i thote jugu), te bere ne shtepi dhe ne menyre organike, pa koncentrate, kimikate, pilula, antibiotike e lloj, lloj pislleqesh te tjera, por te ushqyer vetem me mbetje ushqimore dhe lende e kullote natyrore, mishi i derrit eshte padyshim mishi me i preferuar, i shijshem dhe i shendeteshem. Dhjami i derrit ka kolesterol 'te mire' (HDL), qe eshte shume i mire per ata qe kane yndyrna te larta ne gjak. Nga ana tjeter eshte nje teori e formimit te njeriut, qe thote se kur jashtetokesoret erdhen ne Toke nga planeti Nibiru i Kostelacionit te Orionit, rreth 2 milion vjete me pare, ATA ne punen e tyre per ndertimin dhe formimin e nje rrace humanoide te ngjashme me Ta, perzien ADN-ne e tyre me Homo Sapiens Sapiensin qe ishte evoluar atehere ne toke dhe me ADN-ne e derrit, sepse organizmi dhe ndertimi anatomik dhe fiziollogjik i derrit eshte shume afer me ate te njeriut. Keshtu vete njeriu ne genomin e tij eshte 33.3% Alien, 33.3% Homo Sapiens dhe 33.3% Derr.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?