Politikë

Protestat te Bashkia, Veliaj-opozitës: Atyre nuk u numërohen vilat! Ia kam kushtuar jetën Tiranës, 2025 viti i reformave

11 Janar, 13:44| Përditesimi: 11 Janar, 15:44

  • Share

Erion Veliaj i dha indirekt përgjigje opozitës për protestat poshtë bashkisë së Tiranës dhe zgjodhi ta bëjë referuar akuzave të tyre për rritjen e çmimit të pronave në kryeqytet.

“Kur dëgjoj këta që ulërasin poshtë bashkisë apo nëpër televizione - që e kanë shtëpinë disa herë më të madhe se timen, dhe vilat nuk u numërohen dot me gishtat e njërës dorë, - që arsyetojnë për çmimin e pronave, them mundohet t’ia qajë zengjini hallin fukarait, ndërkohë që, mjafton një logjikë e thjeshtë për të kuptuar se rritja e vlerës së pronës për 90% të qytetarëve që janë pronarë është lajm i mirë sepse rritet ajo që kanë në shtëpi, që është e tyrja. Ndërkohë, për këtë 10% tjetër kemi programe si ky i kredive të buta”, tha Veliaj. 

2025-a sipas Veliajt, duhet konsideruar si viti i reformave të rëndësishme për Tiranën, teksa theksoi se edhe bashkia do të ecë në gjurmët e qeverisë sa i përket mbështetjes sociale.

“Unë ia kam kushtuar jetën këtij qyteti, dua që këtë vit të kemi reformat më të mëdha të solidaritetit. ...po mbajmë hapin edhe me qeverinë, me rritjen që u bëri e pensioneve, dha bonusin, do të ketë edhe një tjetër në mars. Qeveria bëri uljen e çmimit të energjisë... Edhe bashkia e bëri falas abonenë për pensionistët, ndërsa studentët udhëtojnë falas prej një viti”, tha Veliaj. 

Gjatë një takimi me familje që kanë përfituar nga programi i strehimit sociale, Veliaj tha se për herë të parë për 1200 kredi të buta, mund të aplikojnë jo vetëm çiftet e reja burrë e grua, por edhe familjet që mund të kenë kaluar situata të vështira, për të blerë një shtëpi sipas përditësimit të çmimit të referencës.

“Me skemën e re kemi më shumë mundësi: do të japim 1200 kredi të buta nga 1700 aplikime që kemi deri tani. Pra, do të përfitojnë kredi të butë më shumë se 50% e aplikuesve; diçka e paprecedentë, duke qenë se më përpara fitues shpalleshin 10-20% e aplikuesve sepse interesi ishte shumë i madh, por mundësitë më të vogla. Ne hidhnim në treg 300-400 kredi, sot kemi 1200. Jo vetëm kaq, por çmimet janë të përditësuara, si dhe për herë të parë projektin e kemi hapur përtej familjeve burrë e grua, çift i ri, duke përfshirë familje që mund të ketë kaluar situata shumë të vështira”, shpjegoi ai.

Duke u ndalur te disa prej nismave të bashkisë dhe qeverisë, kryebashkiaku Veliaj tha se ky vit do të jetë viti i reformave të rëndësishme dhe të qëndrueshme për qytetin e Tiranës.

“Unë ia kam kushtuar jetën këtij qyteti, dua që këtë vit të kemi reformat më të mëdha të solidaritetit që ka pasur ndonjëherë. Jam shumë i lumtur që këtu po mbajmë hapin edhe me qeverinë, me rritjen që u bëri e pensioneve, dha bonusin, do të ketë edhe një tjetër në mars. Qeveria bëri uljen e çmimit të energjisë dhe do të vazhdojë të mbështesë shtresat në nevojë. Edhe bashkia e bëri falas abonenë për pensionistët, ndërsa studentët udhëtojnë falas prej një viti. Po ashtu, u subvencionojmë me 50% koston e konviktit. Jemi e vetmja bashki në rajonin tonë, e cila e ka falas udhëtimin me autobus për studentët dhe pensionistët. Kjo është politika sociale për të cilën kemi nevojë”, përmbylli Veliaj.

Ora 13:52
Aboneja falas për pensionistët dhe studentët, Veliaj: Tirana si familje, që kujdeset nga më të vegjlit deri te gjyshet dhe gjyshërit

 

Gjatë takimit që zhvilloi me familje të Tiranës, që kanë përfituar nga skema e strehimit social të kredisë së butë, kryebashkiaku Erion Veliaj theksoi se Tirana, është e vetmja bashki në rajon që ka falas udhëtimin për studentët dhe për të moshuarit.

“Ne funksionojmë si një familje. Në një familje themi, po të jenë mirë fëmijët, ne mirë jemi. Kjo ka qenë motoja e familjeve tona, edhe në ato kushtet e vështira të asaj kohe. E njëjta gjë për gjyshërit tanë: e çojmë vëmendjen tek ata se e dimë që sëmuren më kollaj. Në qoftë se në familjen tonë të vogël mendojmë kështu për më të vegjlit dhe për më të moshuarit, që janë më vulnerabël, në një familje të madhe si Tirana duhet menduar po kështu. Kjo është arsyeja përse sot jemi i vetmi qytet, edhe e them me shumë krenari këtë, që kemi bërë transportin falas për studentët; jo vetëm kaq, por studentëve me Kartën e Studentit, u paguajmë edhe gjysmën e tarifës së konvikteve. Ndërkohë, nuk është se konviktet janë amortizuar dhe vlejnë gjysmë më pak, përkundrazi, konviktet janë bërë më të mira dhe çmimi ka rënë. Besoj se kjo është politika sociale për të cilën kemi nevojë”, tha Veliaj.

SI.E./E.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • nani: 11/01/2025 17:08

    po per spakun cfare mendimi keni, se ka filluar flete thirrjet

    Përgjigju
  • Beni: 11/01/2025 15:06

    Ky fytyre e poshter qe ka vjedhur miliona € tani qe po afrojne votimet u kujtua tu jap nje mizerje pensionisteve , asnje mos ti votoj keta qelbesira se e shkaterruan kete vend

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?